Ushtarët italianë kryen patrullime në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë
11 qershor 2024
| 13:17
Mision i NATO-s në Kosovë – KFOR, ka bërë me dije se ushtarët italianë kanë kryer patrullime në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftimin e lëshuar për medie është thënë se ata edhe e kanë monitoruar këtë zonë.
“Ushtarët italianë nga regjimenti i Bersaglieri, të caktuar në komandën rajonale në perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja, kryen patrullime në këmbë dhe të motorizuara përgjatë vijës kufitare administrative”, ka njoftuar KFOR-i.