Ushtarët italianë me patrullim rutinë në Zubin Potok

24 mars 2025 | 12:23

Ushtarët italianë të Batalionit të Forcës Operative të Rezervës (ORF-BN), pjesë e misionit  të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar një patrullim rutinë në komunën e Zubin Potokut.

Qëllimi i këtij patrullimi ishte sigurimi i rendit dhe mundësimi i lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.

Është bërë me dije se patrullimi është pjesë e misionit të përditshëm të KFOR, i cili ka si prioritet garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999), për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë të paanshme dhe të vazhdueshme”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…