Ushtarët italianë të KFOR-it inspektojnë urat në Pejë, Klinë dhe Gjakovë

14 prill 2025 | 12:12

Ushtarët italianë të KFOR-it kanë ndërmarrë së fundmi inspektime teknike në disa ura në komunat Pejë, Klinë dhe Gjakovë.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të tyre për të mbështetur përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit në rajon.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrëzohet avioni F-16, Rusia i vë zjarrin edhe Odesës: Sulm…