Ushtarët italianë të KFOR-it kryejnë stërvitje intensive për kontrollin e turmës dhe trazirave

21 janar 2025 | 11:15

Ushtarët italianë nga Batalioni Kinetic i Komandës Rajonale në Perëndim të KFOR-it kanë kryer një stërvitje intensive të Kontrollit të Turmës dhe Trazirave (CRC).

Ata janë trajnuar nga kolegët e tyre hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktik i KFOR-it, ka njoftuar misioni i NATO-s në Kosovë.

“Ky lloj trajnimi vendos një fokus të veçantë në menaxhimin e frikës nga zjarri (Firephobia) dhe në përvetësimin e teknikave për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga flakët”, ka njoftuar KFOR-i.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë është themeluar Shoqata e Basketbollistëve dhe…