Ushtarët kroatë të KFOR-it zhvilluan dje ushtrime qitjeje në Kosovë
Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndim (RC-W) e misionit të udhëhequr nga NATO KFOR, kanë zhvilluar një ushtrim qitjeje me armët e tyre individuale.
“Këto aktivitete stërvitore u mundësojnë ushtarëve të përmirësojnë teknikat e tyre të shënjestrimit dhe përdorimit të armëve,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë,” përfundon njoftimi.