Ushtarët turq të KFOR-it kryejnë stërvitjen për kontrollimin e turmave dhe trazirave
14 janar 2024
| 18:07
Ushtarët turq të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale Lindore kanë kryer stërvitjen për kontrollimin e turmave dhe trazirave.
Kështu është bërë e ditur në një postim në faqen zyrtare të KFOR-ti në rrjetin social, Facebook.
“Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale Lindore, kryejnë stërvitjen e CRC -së. Ushtarët e KFOR-it janë një forcë profesionale e trajnuar mirë, gjithmonë të gatshëm për të kryer operacione në përputhje me Rezolutën 1244 për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.