
Ushtarët zviceranë nderojnë ‘shqiponjat’
25 qershor 2018
| 21:55
Pas Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, respekti për shqiponjën dykrenare ka vazhduar me të madhe edhe nga shumë shqiptarë dhe zviceranë e italianë.
Edhe ylli italian Gianluigi Buffon së bashku me komentatorin shqiptar Dritan Shakahoxhen, por edhe ushtarët zviceranë kanë filluar t’i nderojnë shqipet.
Në këto dy fotografi shihen ushtarë zviceranë duke u solidarizuar si dhe duke festuar fitoren e shtetit të tyre ndaj Serbisë me rezultatin 2:1, ku të dyja golat u shënuan nga shqiptarët, Xhaka dhe Shaqiri, në ndeshjen luajtur të premtën në Kampionatin Botëror të Futbollit që po mbahet në Rusi.