Ushtarëve të këtij shteti u ndalohet përdorimi i telefonave të mençur
Parlamenti i Rusisë ka miratuar ligjin përmes të cilit ushtarëve rusë u ndalohet përdorimi i telefonave të mençur dhe pajisjeve tjera teknologjike të cilat mund të incizojnë bisedat ose informacione përderisa ushtarët janë në detyrë.
Përmes këtij ligji, i cili është miratuar në lexim të tretë, ushtarët mund të përdorin vetëm telefonat “e thjeshtë” pa kamerë dhe lidhje të internetit.
Gjithashtu ushtarëve nuk u lejohet të ndajnë informacione për njësitë e tyre në rrjete sociale, misione, ish kolegë, apo familjarëve të tyre.
Ligji është miratuat pa asnjë votë kundër.
Viteve të fundit, fotografitë dhe video incizimet në rrjete sociale kanë zbuluar lokacionet, lëvizjet dhe pajisjet e ushtrisë ruse.
Aktivistët e të drejtave të njeriut falë këtyre të dhënave kishin arritur deri te informacionet e abuzimeve në ushtrinë ruse.