Ushtari amerikan vrau dy punonjës, pastaj veten
Një ushtar amerikan vrau dy punonjës, pastaj veten, në bazën ushtarake Pearl Harbor në Havai të Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët thanë se ushtari plagosi edhe një punonjës tjetër para se të vetëvritej.
Incidenti bëri që baza të mbyllej për disa orë.
Identiteti i të përfshirëve në të shtëna nuk është konfirmuar ende.
Të tria viktimat kanë qenë punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes, ndërsa i mbijetuari është në gjendje stabile, thanë zyrtarët.
Guvernatori i Havait, David Ige, shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se Shtëpia e Bardhë ka ofruar “ndihmë nga agjencitë federale”.
Baza Pearl Harbor riparon dhe mirëmban anijet dhe nëndetëset e Flotës amerikane të Paqësorit. Dhjetë shkatërrues dhe 15 nëndetëse janë të vendosura atje.
Të shtënat vijnë vetëm pak ditë para 78-vjetorit të një sulmi japonez në stacionin detar Pearl Habor, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 2 300 amerikanë.
Sulmi, më 7 dhjetor të vitit 1941, ka bërë që Shtetet e Bashkuara t’i shpallnin luftë kundër Japonisë dhe të hynin në Luftën e Dytë Botërore.