Ushtari britanik që shërbeu në Kosovë: Forcat britanike fituan zemrat dhe mendjet në këtë vend
Në Arboretumin Kombëtar Memorial në Staffordshire, Forcat britanike shënuam 25 vjetorin e përfundimit të Luftës në Kosovë, duke e përkujtuar këtë një mision të rëndësishëm në mesin e 30 vendeve sa forcat britanike kanë dërguar personel.
Në njoftim thuhet se këtë tubim përkujtimor është bashkuar personeli i Forcave të Armatosura që shërbeu me misionin e NATO-s KFOR-i dhe i bëri homazhe të gjithë atyre që shërbyen dhe sakrifikuan gjatë konfliktit.
“Rreth 4,000 trupa britanike u vendosën fillimisht si pjesë e forcës paqeruajtëse ndërkombëtare prej 50,000 trupash të udhëhequr nga NATO. Dhe detashmentet e personelit britanik vazhdojnë të shërbejnë së bashku me ata nga afro 30 vende”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërkaq kujtojmë se në këtë mision ishte edhe Harris Tatakis, i cili sapo kishte kaluar si komando i Marinës Mbretërore dhe vendosja e tij e parë ishte në Kosovë.
Për të shënuar 25-vjetorin, ai do të ndajë kujtimet e tij nga shërbimi në Kosovë.
“Kam mësuar gjëra që më kanë mbetur me mua dhe kanë qenë të dobishme në situatat në të cilat u gjenda më vonë, gjatë vendosjes në Irak dhe Afganistan”, ka thënë ai.Forcat britanike, sipas tij, fituan zemrat dhe mendjet në Kosovë.
“Eksperienca e punës me civilë më bëri një marins më të mirë; dhe mendoj se kemi shpëtuar shumë jetë dhe e kemi lënë Kosovën në një vend më të mirë”, ka deklaruar Harris.