Ushtari i KFOR-it që vdiq sot në Brezovicë ishte polak

08 janar 2023 | 22:16

Mediat raportuan sot për vdekjen e pjesëtarit të KFOR-it, i cili u gjet pa ndjenja sot në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, pasi dyshohet se pësoi infarkt.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në Qendrën e Mjekësisë në Shtërpcë, ku përkundër intervenimeve nuk mbijetoi.

Burimet nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për një ushtar të KFOR-it polak, i cili ishte bashkë me ushtarë të tjerë, kur papritmas në orët e pasdites pati atak në zemër.

Për rastin u njoftua menjëherë Policia e Prokurori i Shtetit, kurse trupi i pajetë është transportuar me helikopter të KFOR-it.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Ferizaj.

“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete.

Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë në Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në filma dhe në jetën reale vërehet e njëjta gjë,…