‘Ushtari’ i Maduros, gati të marrë drejtimin e Venezuelës
Legjenda e futbollit aergjentinas, Diego Armando Maradona, ka udhëtuar për në Venezuelë për të vizituar mikun e tij dhe presidentin Venezuelës, Nicolás Maduro.
Maradona, i cili e ka quajtur veten “ushtar” të Maduros, ka mbështetur publikisht disa politikanë të “Lëvizjes Bolivariane”, duke përfshirë edhe paraardhësin e Maduros, të ndjerin Hugo Chávez, dhe ish-liderin kuban të ndarë nga jeta, Fidel Castro, imazhin e të cilit Maradona e ka bërë tatuazh në këmbën e tij.
Venezuela është në kërkim të një trajneri për përfaqësuesen e futbollit, disa javë pasi trajneri i kombëtares, Rafael Dudamel, ka dhënë dorëheqjen. Prania e Maradonës në Caracas të bën të mendosh se ka të bëjë pikërisht me këtë çështje, pra me emërimin e tij të mundshëm trajner i kësaj skuadre.