Ushtari kanadez, pas 24 vjet kërkimi, e gjen djaloshin boshnjak që gjatë luftës në Bosnje e kishte takuar

22 janar 2018 | 12:47

Falë rrjeteve sociale dhe mundit të gazetarëve, një ushtarë kanadez, i cili luftoi në Visoko të Bosnjë e Hercegovinës në vitin 1994, ia ka dalë që pas 24 viteve të gjejë djalin që e ka njoftuar në atë qytet.

Lidhja e vetme që ka pasur ka qenë fotografia që Justin Frye e ka shkrepur në vitin 1994, gjatë shërbimit të tij në United Nations Protection Force “UNPROFOR”.

“Kam jetuar në Visoko, ndërsa njëra ndër detyrat e mija ka qenë të mbroj vendin e zhuritjes së helikopterëve të UN. Afër atij vendi kanë qenë disa shtëpi, ndërsa sa herë që ateronte ndonjë helikopter afër gardhit vinte një djalë. Jam shoqëruar shumë shpejt me të, ndërsa emri i tij ka qenë Amir. I sjellja disa ëmbëlsira, ndërsa edhe nëna ime pati filluar të dërgonte gjëra me postë për të: ëmbëlsira, stilolapsa, ngjyra dhe orë… E mbaj mend sa u gëzua për atë orë”, ka shkruaj Justin Frye në profilin e tij në Facebook, kur e ka kuptuar që Amiri është gjallë dhe po jeton me familjen në Suedi, transmeton gazetametro.net.

Edhe pse në kohën e luftës nuk ka pasur celularë e as fotoaparat digjital, ai ka arritur të bëj disa fotografi me Amirin. Më vonë, siç thotë edhe ushtari kanadez, shpesh  herë ka menduar për Bosnjën dhe Hercegovinën e sidomos për Amirin, i cili ka qenë simbol për të gjatë asaj periudhe.

“Gjithmonë e kam ruajtur fotografinë e tij. Shpesh kam menduar për të, dhe dua ta gjej dhe të kthehem në Bosnjë”, ka shkruar ndër të tjera Justin.

Justin dhe Amiri shumë shpejt janë lidhur në rrjete sociale, ndërsa thuhet që shumë shpejt do të takohen, por këtë herë në një ambient më të mirë se sa atë të luftës.

“Vitin 1994 jeta e boshnjakëve ka qenë e mbushur me vuajtje, dhimbje dhe frikë. Në atë kohë ka qenë më e lehtë të qaje se sa të qeshje, një ushtar i mirë e mbi të gjitha një njeri, ka arritur të kthej buzëqeshjen në fytyrën e një fëmije të vogël. Sot ai djalë ka 32 vite dhe është bëra baba, ndërsa fëmija i tij do të mësohet të jetë një njeri i mirë siç ishte Justin.

Nuk është e lehtë të jesh njeri gjatë kohës së luftës, ku edhe jeta jote është e rrezikuar. Por për Justin kjo nuk ishte ndonjë problem! Për këtë i vjen mirë që pas 24 viteve përsëri u lidhën. I dashur mik, dëshiroj që për ty, nënën dhe familjen tënde më të mirat në jetë dhe ju falënderoj për gjithçka që keni bërë për mua dhe të gjithë fëmijët e tjerë’, ka shkruar Amir Bajramoviq në profilin e tij në Facebook drejtuar Justinit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e Armatosura Turke (TSK) në kuadër të operacionit “Dega…