Ushtari rus i zënë rob: Mami, po na trajtojnë shumë mirë
06 mars 2022
| 09:31
Ata që erdhën për ta “çliruar” Ukrainën duan të mbesin në robërinë e saj. Një ushtar rus i zënë rob nga ushtria ukrainase flet në celular me nënën e vet së cilës i bën me dije: “Mami, është një skuadër e tërë e jona këtu. Ne jemi këtu si mysafirë, jo si robër. Po na trajtojnë shumë mirë. Nuk dimë se kur do të ndodhë shkëmbimi ynë por, për shkak të situatës së rëndë, ndoshta është më mirë të rrimë këtu në Ukrainë”, i thotë ai, raporton gazeta “Epoka e re”.