Ushtari rus pendohet: Nuk e kam menduar, është e gjitha propagandë
27 shkurt 2022
| 17:49
Një ushtar rus ka pranuar dorëzimin e tij gjatë betejës përballë forcave ukrainase.
Megjithatë kur ai është pyetur se pse vendosi t’i bashkohej Rusisë në këtë luftë kundër Ukrainës, ai është shprehur se një vendim të tillë nuk e kishte menduar fare.
“Nuk e kam menduar, është e gjitha propagandë – i urrej ata”, shprehet ai në një deklarim të tij në një video të publikuar që po qarkullon në rrjete sociale e të cilën për shkak të pamjeve të ndjeshme nuk i sollëm për lexuesit.