Ushtari ukrainas nga fronti i luftës: Nënë e baba, ju dua

24 shkurt 2022 | 12:21

Derisa lufta në Ukrainë ka nisur, një ushtar ishte i vetëdijshëm se vdekja mund të mos ketë qenë kurrë më afër tij. Ai e ka incizuar një video për t’i përshëndetur, ndoshta për herë të fundit, prindërit e tij.

“Nënë, baba, ju dua”, tha ai në videon që po shpërndahet gjithandej në rrjetet sociale. Para agimit të sotëm kanë filluar shpërthime të mëdha në qytetet anembanë Ukrainës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se dy “republikat popullore” të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, në rajonin e shkëputur ukrainas të Donbasit në lindje të Ukrainës, të cilat ai e kishte njohur zyrtarisht si të pavarura para më pak se dy ditësh, “i janë drejtuar Rusisë me një kërkesë për ndihmë”. Për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje ai e filloi një “operacion special ushtarak”, Para agimit, televizioni shtetëror rus e transmetoi papritur këtë fjalim të Putinit.

Trupat pushtuese të Rusisë kanë pësuar humbje të mëdha në territorin e Ukrainës, ndërsa luftimet po vazhdojnë, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,.

Zelensky nëpërmjet një konference për media iu drejtua popullit, duke thënë se “armiku do të pësojë edhe më shumë”.

“Forcat e armatosura të Ukrainës po luftojnë vërtet shumë, duke zmbrapsur sulmet në Donbas, rajone të tjera në lindje, veri, jug. Armiku ka pësuar humbje serioze, armiku do të pësojë edhe më shumë. Ata erdhën në tokën tonë”, ka thënë Zelensky.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmi dhe lufta ndaj Ukrainës i ka shkaktuar Rusisë rënien…