Ushtria amerikane aksidentalisht kryen bastisje të armatosur tek një biznes në Bullgari, kërkojnë falje publike (Video)

03 qershor 2021 | 23:22

Pronari i një fabrike të vogël në Bullgari ka ngritur një proces gjyqësor pasi ushtarët amerikanë ‘sulmuan’ aksidentalisht objektin e tij gjatë një stërvitje ushtarake të NATO-s muajin e kaluar.

Gjatë ushtrimit të “Përgjigjja e Shpejtë 21”, ushtarët nga Brigada 173 Ajrore  po kryenin një stërvitje për të simuluar kapjen dhe sigurimin në një fushe të çaktivizuar në Bullgari, aksidentalisht u largua nga zona e stërvitjes dhe përfunduan në një biznes privat.

Zyrtarët thanë se gjatë stërvitjes, ushtarët simuluan hyrjen dhe pastrimin e bunkerëve dhe strukturave të shumta në të gjithë fushën e Çeshnegirovos të Bullgarisë.

“Ushtria do të “zbatojë procedura rigoroze për të përcaktuar qartë fushat tona të stërvitjes dhe për të parandaluar këtë lloj incidenti në të ardhmen”, thuhet në një njoftimi për shtyp.

Sipas reporteres bullgare Dilyana Gaytandzhieva, e cila shkroi në Twitter: Forcat speciale amerikane gabimisht sulmojnë një fabrikë që prodhon pajisje për vaj ulliri gjatë stërvitjeve të NATO në Bullgari. Pronari ka ngritur një padi gjyqësore.

Ndërsa ushtria amerikane siguroi që nuk u qëllua me armë gjatë incidentit.

“Ne i kërkojmë falje sinqerisht biznesit dhe punonjësve të tij”, shkruajnë zyrtarët. “Ne gjithmonë mësojmë nga këto ushtrime dhe po hetojmë plotësisht shkakun e këtij gabimi.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Herolind Shala ka thënë se mungesa e tifozëve për…