Ushtria amerikane blen nga Izraeli sistemin mbrojtës raketor
Ushtria amerikane do të blejë sistemin mbrojtës raketor të cilin Izraeli e ka përdorur që nga vitit 2011.
Pentagoni ka njoftuar se sistemi do të përdoret fillimisht në baza testimi.
“Sistemi vlerësohet se është i disponueshëm për të mbrojtur anëtarët e shërbimit ushtarak të ShBA-së, kundër një shumëllojshmërie të gjerë të kërcënimeve indirekte të zjarrit dhe kërcënimeve ajrore”, ka thënë në një deklaratë koloneli i ushtrisë amerikane, Patrick Seiber.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se shitja ishte një “arritje e madhe për vendin”.
“Ky është një manifestim tjetër i thellimit të aleancës sonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara dhe një shprehje e statusit në rritje të Izraelit në botë,” ka thënë Netanyahu në një deklaratë.
Zyrtarët izraelitë kanë pohuar se sistemi ka një shkallë të suksesit deri në 90 për qind.
Sistemi mbrojtës është përdorur nga Izraeli për të kapur raketat që lëshuan militantët palestinezë nga Rripi i Gazës. /Rel/