Ushtria amerikane pretendon se ka vrarë 37 militantë islamikë në Siri
29 shtator 2024
| 16:32
Ushtria amerikane tha të dielën se vrau 37 militantë islamikë në dy sulme ajrore këtë muaj në Siri.
Në mesin e të vrarëve përfshihen dhe shumë udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik dhe të një dege të Al Kaedës të quajtur Hurras al-Din që është me bazë në Siri, raporton Reuters.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha në një deklaratë se sulmet u zhvilluan më 16 shtator dhe 24 shtator, duke shtuar se nuk kishte asnjë indikacion se ndonjë civil ishte dëmtuar.