Ushtria amerikane sërish sulmon grupin Houthi në Jemen
Ushtria amerikane e ka sulmuar sërish grupit terrorist Houthi në Jemen.
Sipas Komandës Qendrore të ShBA-së, ushtria amerikane sulmet i kreu kundër dy raketave anti-anije të grupit Houthi.
Synimi i Houthi, sipas Komandës Qendrore të ShBA-së ishte që raketat të lëshoheshin në Detin e Kuq jugor, e cila do të përbente një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ky është sulmi i dytë brenda kësaj jave nga ShBA-ja, pasi një tjetër u krye kundër objektivave të Houthi në Jemen të hënën.
Në anën tjetër, grupi terrorist Houthi, i mbështetur nga Irani ka thënë se nuk do të ndalojnë sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq derisa të përfundojë lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.