Ushtria britanike mundet… 172 ushtarë përfundojnë në spital nga diarreja
Dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë britanike të vendosur në Kenia u sëmurën nga një “epidemi” diarreje me përmasa të paprecedentë.
172 ushtarë u sëmurën në kazermat Nanyuki për një periudhë shumë të shkurtër kohore, e cila përkon me 1/5 e 1200 trupave aktive që qëndrojnë në këtë vend.
Disa prej ushtarakëve kishin simptoma më të rënda dhe qëndruan në spital, pasi kishin simptoma për disa javë me radhë.
Mjekët ushtarakë besojnë se ky është infektimi i parë me parazitin kriptosporidium në historinë e ushtrisë britanike. Cryptosporidium, i cili mund të shkaktojë të vjella, dhimbje stomaku dhe ethe, mund të mbijetojë në ujë deri në një javë.
Paraziti rezistent ndaj klorit përhapet nga fekalet, si për shembull gjatë notit. Mostrat e fekaleve nga ushtarët e sëmurë për kriptosporidium u dërguan në laboratorët britanikë për testime të thella.