Ushtria Çlirimtare e Kosovës përballë Gjykatës Speciale në Hagë
Shkruan: Nait Hasani
O Plak, (Xheladin Gashi)
UÇK-në po na gjykojnë për krime, po të drejtohem ty o Plak, po ti nuk je në mesin tonë të sheh, akoma çfarë po na bëjnë e po na bënë Serbia me shtetet satelite të saj, neve Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, neve luftëtarëve, që luftuam me gjak e me shpirt kundër pushtuesit shekullor serb dhe bashkëpunëtorëve të tijë.
Sot, është ditë më e rëndë e historisë sonë si komb, si Shqiptarë, si luftëtarë, si çlirimtarë.
Sot, i morën t’i qesin para drejtësisë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarët që i dhanë vendit çlirimin e lirinë, atdheut e i dhanë shpirt.
Të dashur bashkëluftëtarë,
I dashuri Jakup, Rexhë, Kadri, Hashim,
Jemi rritë si komb në sfida, fiset harbute na morën nëpër këmbë, na përçan, na shtypën, na terrorizuan, na burgosën, na vranë, na shpërngulen dhe na djegën e na bënë hi. Po ne nga hiri si popull u ringjallëm çdoherë sa herë na vrisnin barbarët.
Krijimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është epoka e ringjalljes së Kombit Shqiptarë në ish Jugosllavi e Serbi e në Ballkan, që shkatërroi mitin Serb mbi Kosovën. Kjo ringjallje e Kombit tonë me UÇK-në krijoi Shtetin e Kosovës.
Në krijimin e shtetit të Kosovës janë në themel të kësaj toke të shenjtë gjenerata e breza luftëtarësh në histori, që kanë flijuar jetën e ujitur me gjakun e tyre.
Fati deshi që na brezi jonë të themelojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në fund shekullin e kaluar, dhe t’ia falim jetën atdheut mijëra dëshmor e të plagosur në fushëbeteja kundër ushtrisë e policisë të Serbisë.
Në ballë të kësaj lufte të shenjtë jeni ju shokë e bashkëluftëtarë të mi.
Liria ka çmimin e shtrenjtë, por ju për liri keni dhënë çdo gjë nga vetja e juaj.
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta gjykoj askush ajo është emblema e shekullit e Kombit tonë.
Nuk ka gjykatë që do të mund ta gjykoj luftën tonë për liri, nuk ka demokraci perëndimore në botë, që do ta gjykoj lirinë tonë, përveç armiqve tanë
Dalshi e ardhshi faqebardhë të dashur shokë, bashkëluftëtarë !
Të jeni krenar me luftën, sepse Liria ka një Emër UÇK!
(Nait Hasani është ambasador i Kosovës në Republikën e Shqipërisë)