Ushtria dhe zjarrfikësit nga Kosova i dalin në ndihmë Kukësit

09 gusht 2021 | 14:42

Pas kërkesës së kryetarit të Kukësit, Safet Gjici, forcat ushtarake e zjarrfikësit i kanë dalë në ndihmë qytetit verior të Shqipërisë. Siç dihet malet e Kukësit ka ditë që janë duke u djegur dhe që zjarri tashmë ka marrë rrugën e vet.

Edhe pse në Kukës autoritetet po vijojnë operacionin nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë këtë zone, megjithatë është e pamundur të bëhet lokalizimit I tij.

Dhe për këtë arsye kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Kosovës pasi situata duket kritike.

Bëhet me dije se shërbimeve zjarrfikëse në Kukës, u janë bashkuar 100 forca nga Kosova, prej të cilëve 50 do  të operojnë tek zona e quajtur “Laku i Thive” dhe 50 do të ndërhyjnë  tej Qafa e Kumbullës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Abit Hoxha Nga Kosova, ka shumë sikur unë që…