![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/veseli-3.jpg)
Ushtria e Kosovës, argumenti më i mirë për ata që mohojnë sukseset
21 qershor 2020
| 22:46
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se 21 vjet më parë, në koordinim të plotë me NATO-n, filloi transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se sot Ushtria e Kosovës, është kurorëzim i suksesit të madh institucional e shoqëror që është arritur bashkërisht.
“Me gjithë sfidat, kjo ushtri, është argumenti më i mirë për ata që njëzet vjet pas lufte mohojnë sukseset e shtetit tonë. Nderim për të gjithë pjesëtarët që ishin pjesë e këtij transformimi, ashtu si për vijuesit e asaj rruge, oficerët dhe ushtarët tanë të sotëm”, ka shkruar Veseli.