Ushtria e Kosovës do të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti
Bislim Zyrapi, këshilltar i presidentit të Kosovës, njëhërit ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka thënë se rrugëtimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës ka ecur nëpër etapa duke filluar nga UÇK-ja.
Sipas tij, ushtria e Kosovës do të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë.
Ai ka thënë se edhe më herët ka pasur iniciativë për themelim të ushtrisë së Kosovës.
“Grupi i krijuar ka punuar për të ecur përpara në rrugëtimin e themelimit të ushtrisë”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Zyrapi ka theksuar se ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të ruajtjes së territorit të Kosovës.
“Populli serb i Kosovës, ka qenë pjesë e FSK-së, por një pjesë e tyre është larguar nga presioni i Beogradit”, ka deklaruar Zyrapi.