Ushtria e Kosovës pajiset me dronë Bayraktar, trajnohen edhe oficerët për përdorimin e tyre

16 korrik 2023 | 11:48

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2, të cilët qeveria i ka blerë nga Turqia.

“Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka vizituar sot komunën e…