Ushtria e Kosovës shpërndan maska për qytetarët
23 gusht 2021
| 12:08
Vendimet e reja të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19 obligojnë edhe bartjen e maskave në ambientet e mbyllura, në mjetet e transportit publik dhe të udhëtarëve.
Në të vërtetë, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç: Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm; Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se 4 persona; Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve.
Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë ditës së sotëm ka shpërndarë maska për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin.
Disa pjesëtarë të saj janë parë sot në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë ku kanë pajisur qytetarët me maska anti-Covid.