Ushtria e Kosovës vazhdon stërvitjet (foto)
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se komandot tona të FSK-së po trajnohen në përvetësimin e taktikave luftarake.
Ai ka thënë se këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s.
“Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike”.
“Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, si dhe pjesëmarrjes efektive në task-forcat shumëkombëshe në operacionet. paqeruajtëse”, ka shkruar ministri Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.