Ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm
27 nëntor 2023
| 09:28
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se është shumë i rëndësishëm anëtarësimi i Ushtrisë së Kosovës në NATO.
“Sot, në ‘Ditën e Forcës’, e themi me zë të lartë sa i rëndësishëm është për për sigurinë në Kosovë e rajon, si dhe për paqen në botë, anëtarësimi i Kosovës në NATO. Dyert e hapura sot në FSK, mundësojnë me kuptu për jetën ushtarake, sukseset e vajzave dhe të djemve ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim e vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes të lirisë së fituar me sakrificë e të paqes po ashtu”, thekson Haradinaj.