Ushtria e Ukrainës publikon pamjet e një përplasjeje në qytetin verilindor Sumy

25 shkurt 2022 | 08:07

Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është një përplasje me armë në rrugë midis mbrojtësve ukrainasë në qytetin verilindor të Sumyt dhe sulmuesve rusë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Sumy – me një popullsi prej më shumë se 260,000 banorësh – është një kryeqytet rajonal që shtrihet më pak se 30 km (19 milje) nga kufiri rus.

Kreu i administratës lokale, Dmytro Zhyvytsky, tha se një kolonë e madhe ushtarake ruse po shkonte drejt perëndimit, duke kaluar Sumy, drejt kryeqytetit Kiev.

Ai tha gjithashtu se qyteti i afërt i Konotop tani ishte i rrethuar.

Ndërkohë disa përdorues të rrjeteve sociale kanë postuar videon e ushtrisë në Twitter, të cilën e ka shpërndarë edhe BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmbledhje e zhvillimeve kryesore të orëve të para të ditës…