Ushtria e Ukrainës rrëzon gjashtë balona ruse mbi Kiev

15 shkurt 2023 | 18:45

Gjashtë balona ruse u vunë re mbi Kiev dhe shumica u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tha të mërkurën administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas.

Sipas të njëjtit përditësim, balonat mund të kenë pasur pajisje zbulimi.

“Bazuar në të dhënat paraprake, rreth 6 objektiva armike u zbuluan në hapësirën ajrore të Kievit. Sipas informacioneve bëhet fjalë për balona që lëvizin nën ndikimin e erës. Këto objekte mund të mbanin reflektorë dhe disa pajisje zbulimi,” tha komanda ushtarake e Kievit.

Qëllimi i lëshimit të këtyre balonave nga Moska, siç theksohet nga komanda ushtarake, ishte ndoshta identifikimi i sistemit të mbrojtjes ajrore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesëdhjetë e trevjetori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” -…