Ushtria e Ukrainës zbulon emrat e serbëve që po luftojnë për Rusinë
11 janar 2023
| 19:33
Mediumi ukrainas “The Kyiv Independent” raporton për mercenarët që Rusia po i angazhon prej Ballkanit.
“Ballkani është burimi kryesor i luftëtarëve mercenarë për Rusinë, sipas Qendres Nacionale të Rezistencës, që operon në Forcat Speciale të Ukrainës”, raporton The Kyiv Independent.
Sipas asaj që citohet nga ushtria ukrainase, figura kyçe për procesin e rekrutimit është snajperisti veteran serb, Dejan Beriq, që ka luftuar për Rusinë kundër Ukrainës në 2014-n.
“Një tjetër mercenar serb që është identifikuar është Zhika Radoiq, që aktualisht po lufton për Rusinë”, thuhet aty.