Ushtria izraelite: 77 raketa u lëshuan nga Libani drejt Izraelit
22 tetor 2024
| 09:07
Ushtria izraelite deklaroi se 77 raketa u lëshuan nga Libani në veri të vendit, ku disa prej tyre u neutralizuan dhe disa ranë në një zonë të hapur, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim në llogarinë, ushtria izraelite dha informacione për raketat e lëshuara nga Libani.
Thuhet se 45 raketa të lëshuara nga Libani ranë në zonë të hapur në Golan ndërsa disa nga 30 raketat e lëshuara në Jalilin e Sipërm, Jalilin Perëndimor dhe Lartësitë e Golanit dhe 2 raketat e lëshuara në Luginën Beit Shan dhe Menshiye u neutralizuan ranë në një zonë të hapur.
Mësohet se si pasojë e rënies së raketave kanë shpërthyer zjarre në shumë vende.