Ushtria izraelite: Kemi punuar ngushtë me ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën gjatë sulmit të Iranit
14 prill 2024
| 09:47
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka punuar ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën gjatë sulmit të Iranit, shkruan CNN.
Izraeli po “punon ngushtë” me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.
Ai shtoi se partneriteti me këto shtete ka qenë gjithmonë i ngushtë.
“Ne po punojmë ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën që vepruan sonte. Ky partneritet ka qenë gjithmonë i ngushtë, por sonte u shfaq në një mënyrë të pazakontë”, tha Hagari.