Ushtria izraelite konfirmon se ka ushtarë dhe civilë që po mbahen peng nga militantët
07 tetor 2023
| 19:46
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes izraelite ka konfirmuar se ushtarët dhe civilët të cilët po mbahen peng nga militantët.
Përmes një deklarate, ushtria izraelite bën të ditur se ka pengje në rajonin e Ofakim dhe Be’erit, shkruan BBC.
Teksa kanë bërë të ditur se trupat e tyre po luftojnë në 22 lokacione.
Grupi militant Hamas ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.
Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.
Luftëtarët e Hamasit po ashtu kanë kaluar kufirin e fortifikuar dhe kanë hyrë në Izrael, duke u përleshur me forcat e mbrojtjes së Izraelit.