Ushtria izraelite pranon dështimin e sigurisë
12 tetor 2023
| 16:52
Kreu i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi ka pranuar se forcat e sigurisë ishin fajtore për dështimin në parandalimin e sulmit të Hamasit të së shtunës.
“IDF është përgjegjëse për mbrojtjen e vendit dhe qytetarëve të tij, dhe të shtunën në mëngjes, në zonën përreth Gazës, ne nuk e realizuam atë”, ka thënë Halevi, raporton Sky News.
“Do të mësojmë, do të hetojmë, por tani është koha për luftë”, ka thënë ndër tjera kreu ushtarak izraelit, Herzi Halevi.