Ushtria izraelite sulmon spitalin e Gazës

13 prill 2025 | 10:39

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një pjesë të një spitali në qytetin e Gazës.

Pamjet e postuara tregojnë flakë të mëdha dhe tym që dilte nga spitali pasi u godit nga raketat.

Bëhet me dije se pacientët u larguan me shpejtësi nga vendi, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Dëshmitarët thanë se sulmi shkatërroi departamentet e kujdesit intensiv dhe kirurgjisë të spitalit Al-Ahli, objekti kryesor mjekësor në qytetin e Gazës.

Kjo çoi në zhvendosjen e detyruar të pacientëve dhe stafit të spitalit.

Hamasi e quajti sulmin një “krim të tmerrshëm” nga Izraeli, i cili tha se po shqyrtonte raportet.

Sipas shërbimit të urgjencës civile nuk raportohet për viktima.

Ndryshe, Al-Ahli – një strukturë e vogël mjekësore para luftës – është tani i vetmi spital që ende funksionon në qytetin e Gazës pas shkatërrimit të kompleksit mjekësor Al-Shifa dhe spitaleve në pjesën veriore të Rripit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Mentor Nazarko ka komentuar rreth përpjekjve që po bëhen…