Ushtria izraelite thotë se një oficer i lartë është plagosur në Gaza
12 maj 2024
| 15:28
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë bërë me dije se një oficer i lartë u plagos në Gaza të premten.
IDF-ja ka treguar se kundëradmiral Yogev Bar-Sheshet, zëvendësshef i Njësisë së Kontrollit të Institucionit të Mbrojtjes është plasur.
“Ai u evakuua në spital për të marrë ndihmën mjekësore”, është thënë në deklaratë, raporton “CNN”.
Bar-Sheshet është plagosur në të njëjtën ditë kur pesë ushtarë izraelitë janë vrarë në zonën Zeitoun të Gazës. Katër nga pesë ishin rreshterë 19-vjeçarë të cilët janë vrarë nga një mjet shpërthyes.
272 ushtarë izraelitë janë vrarë brenda Gazës që nga fillimi i operacioneve tokësore atje.