Ushtria izraelite vret një adoleshent palestinez

23 korrik 2018 | 14:29

Zyrtarët palestinezë shëndetësorë kanë bërë me dije se një adoleshent është vrarë në përleshjet me ushtrinë izraelite në Bregun Perëndimor.

Pesëmbëdhjetëvjeçari është qëlluar në gjoks nga zjarri izraelit, gjatë përleshjeve në një kamp refugjatësh në Betlehem, ka njoftuar të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Ushtria izraelite ka thënë se forcat e saj kanë hyrë në kamp dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa palestinezët “kanë hedhur gurë dhe granata në drejtim të ushtarëve”, raporton “Rel”.

Ushtarët janë përgjigjur me zjarr, është thënë në deklaratë.

Palestinezët në Gaza, për muaj me radhë, kanë organizuar protesta kundër bllokadës izraelite të territorit që një dekadë.

Bregu Perëndimor ka qenë relativisht i qetë gjatë asaj kohe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Azdren Llullaku festoi me “shqiponjë” golin e tij kundër Steauas…