Ushtria kineze me strategji të re për qytetarët, përdor dronët për t’i monitoruar në rrugë

31 janar 2020 | 21:34

Dronët e ushtrisë kineze janë duke monitoruar qytetarët nëpër rrugët e qyteteve të mëdha, për tu siguruar nëse ata po mbajnë maska në fytyrë që të shmangin zgjerimin e coronavirusit që deri më tani ua ka marrë jetën qindra njerëzve dhe mijëra tjerë janë infektuar.

Ata po fluturojnë nëpër qytete por edhe zona rurale duke paralajmëruar qytetarët, madje kanë instaluar në ta altoparlant që dëgjohet zëri i ushtarëve që ua bën me dije banorëve të bartin maska, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq qytetarët nëpër rrugë, që paralajmërohen nga dronët të vendosin maska ose të shkojnë në shtëpi të mbyllen brenda.

Ndërkaq një video tjetër shfaq dronët të cilët spërkatin rrugët me një lëndë kimike që dezinfekton ambientin, nga frika se virusi mund të përhapet edhe në ato zona që nuk kanë regjistruar persona të infektuar me virus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në…