Ushtria kineze paralajmëron ndërhyrje në protestat e Hong Kongut

06 tetor 2019 | 17:35

Ushtria kineze e ka lëshuar një paralajmërim për protestuesit e Hong Kongut të dielën.

Paralajmërimi është bërë për shkak se protestuesit kanë lëshuar laserët e tyre në drejtim të barakave të forcave ushtarake.

Kjo është përplasja e parë në mes të protestuesve dhe ushtarëve kinezë që nga nisja e protestave para katër muajve.

Ballafaqimi me Ushtrinë Popullore të Kinës ka ardhur pasi mijëra protestues janë përleshur në mënyrë të dhunshme me policinë në disa lokacione.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit kanë hedhur tulla dhe bomba me benzinë në drejtim të forcave të sigurisë.

Shumë protestues e kanë mbuluar fytyrën për ta kundërshtuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e maskave në tubime publike.

Protestuesit që e kanë shkelë këtë rregull mund të dënohen me një vit burgim.

“Ligji kundër maskave vetëm na e shton zemërimin dhe vullnetin për të dalë në rrugë. Nuk frikësohemi nga ligji i ri dhe do të luftojmë për të drejtat tona. Unë e vendos maskën për t’i treguar qeverisë se nuk frikësohem nga tirania”, ka thënë një student që e kishte vendosur në fytyrë një maskë të kaltër.

Personeli i ushtrisë kineze ka dalë në kulmin e një ndërtese dhe e shpalosën një mbishkrim ku thuhej: “Kujdes. Jeni duke e shkelur ligjin. Mund të ndiqeni penalisht”, ka shkruar “Reuters”, transmeton “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albutrint Morina e ka zbuluar dallimin e Feronikelit të tashëm…