Ushtria Kombëtare Siriane merr kontrollin e bazës ajrore Minnigh në operacionin ‘Agimi i Lirisë’

01 dhjetor 2024 | 17:04

Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) ka marrë kontrollin e bazës ajrore me rëndësi strategjike Minnigh në kuadër të operacionit ‘Agimi i Lirisë’, transmeton Anadolu.

Operacioni, i nisur për të luftuar planet e PKK/YPG-së për të krijuar një korridor terrorist midis Tel Rifatit dhe Sirisë verilindore, rezultoi në rimarrjen e bazës ajrore, e vendosur vetëm 13 kilometra nga kufiri i Türkiyes.

Baza ajrore ishte nën kontrollin e PKK/YPG-së që nga pushtimi i saj në vitin 2016.

Më herët, gjithashtu edhe forcat ruse dhe iraniane kanë përdorur bazën ajrore si një seli për shpërndarjen e furnizimeve ushtarake.

PKK/YPG-ja përdori këtë për të synuar zonat e çliruara gjatë operacioneve ‘Mburoja e Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit’.

Përleshjet e ashpra midis forcave të SNA-së dhe terroristëve të PKK/YPG-së po vazhdojnë përgjatë fronteve veriore, verilindore, lindore dhe jugore të Tel Rifat.

Operacioni ‘Agimi i Lirisë’

SNA-ja nisi operacionin për të penguar ambiciet e PKK/YPG-së për krijimin e një korridori terrorist që lidh Tel Rifatin me Sirinë verilindore.

Pasi humbën një territor të konsiderueshëm ndaj forcave të opozitës gjatë operacioneve në Alepo, forcat e regjimit sirian kërkuan ndihmën e PKK/YPG-së duke i dhënë grupit një terren.

Regjimi më pas filloi t’i lëshojë kontrollin e territorit të tij në rajon PKK/YPG-së, duke lejuar që përforcime të konsiderueshme dhe armatim të rëndë të dislokohen në zona si Tel Rifat.

Kjo e shtyu SNA-në të nisë operacionin ‘Agimi i Lirisë’, duke prerë rrugët kritike midis Raqqas dhe Alepos dhe duke prishur planet e korridorit të PKK/YPG-së.

Situata në Tel Rifat

Në shkurt të vitit 2016, terroristët e YPG/PKK-sëë, me mbështetjen ajrore ruse, pushtuan Tel Rifatin dhe zonat përreth, duke shkaktuar zhvendosjen e rreth 250 mijë civilëve. Shumë nga këta individë të zhvendosur kërkuan strehim pranë kufirit turk.

Nga Tel Rifati, PKK/YPG-ja nisi vazhdimisht sulme ndaj vendbanimeve dhe forcave turke të sigurisë në zonat e siguruara gjatë operacioneve ‘Mburoja e Eufratit’ dhe Dega e Ullirit’.

Grupi ka bashkëpunuar me regjimin e Assadit dhe aleatët e tij për të mbajtur kontrollin e Tel Rifatit, i cili mbetet një pikë e nxehtë në konfliktin e vazhdueshëm.

Kur forcat e regjimit u tërhoqën nga Tel Rifati pas përparimeve të opozitës në Alepo, zona ra në duart e PKK/YPG-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësja Leandra Mazreku, nxënëse në shkollën “Mehmet Akif School” në…