Ushtria në dy fronte, e angazhuar në operacionet humanitare dhe patrullime në terren
22 mars 2020
| 19:07
“Forca të shumta ushtarake janë përfshirë në operacionin humanitar dhe krah për krah me Policinë e Shtetit, në mbrojtjen e popullit nga tradhtarët”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.
Ai u shpreh se “për përballimin e situatës nga COVID-19, ushtria po vepron në dy fronte”.
“Mirënjohje dhe respekt për Forcat tona të Armatosura”, tha Rama, ndërsa ndau pamje të veprimit të ushtrisë në terren.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi sot në terren forcat e ushtrisë, ndërsa u informua edhe mbi planin e tyre të punës në ndihmë të qytetarëve përmes operacionit humanitar si dhe në patrullimet rutinë për respektimin e kufizimit të lëvizjeve./ATSH