Ushtria “pushton” Kongresin amerikan
Sot Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump pas “pushtimit” të institucionit nga mbështetësit e tij në datë 6 Janar.
Para votimit të kongresistëve, imazhet që vijnë nga SHBA-ja janë të pabesueshme. Çdo pjesë e Kongresit është mbushur me ushtar të armatosur.
Nga frika se mund të ketë një përsëritje të skenave të 7 ditëve më parë, Garda Kombëtare u vendos në Kapitolin e SHBA përpara votimit sot për fajësimin e Presidentit Trump.
Fotografitë nga brenda ndërtesës tregojnë anëtarët e Gardës Kombëtare duke u përgatitur për ditën e sotme që pritet që të jetë historike.
Disa prej tyre janë fotografuar me armë në dorë ndërsa të tjerët të shtrirë duke pushuar në dysheme.
Nëse votimi do të konfirmohej do të ishte hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë amerikane e konfirmon Joe Bidenin si komandant suprem