Ushtria ruse bombardon aeroportin ushtarak Myrhorod në Ukrainë
Forcat ruse kanë sulmuar aeroportin ushtarak Myrhorod në rajonin e Poltavas, ku si rezultat ka pasur dëme, ka njoftuar zëdhënësi i Forcave Ajrore ukrainase, Yurii Ihnat.
Mediat ruse kanë publikuar disa video, që pretendohet se shfaqin sulmin dhe dëmet e shkaktuara në aeroplanët luftarakë Su-27, transmeton Telegrafi.
“Ka ndodhur një sulmi, ka dëme, por jo ato që pretendon armiku”, shtoi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase.
Ihnat nuk ka ofruar detaje lidhur me dëmet e shkaktuar në këtë bazë ajrore.
Më herët ishte raportuar se ky sulm ka nxitur kritika të ashpra, për faktin se Forcat Ajrore nuk kanë arritur të mbrojnë si duhet këtë bazë ajrore.
Ihnat ka mbrojtur përpjekjet ushtarake – duke bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre e propagandës ruse se kinse kanë shkaktuar dëme të mëdha.