![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/2-93-780x439-1.jpg)
Ushtria ruse bombardon spitalin në afërsi të fabrikës Azovstal
29 prill 2022
| 08:26
Një video e publikuar më poshtë shfaq pasojat e sulmit ajror rus në një spital ushtarak në Ukrainë.
Videoja është realizuar nga batalioni Azov, ku shihen pasojat pas sulmeve mbi spitalin ushtarak në afërsi të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.
“Vëmendje. Gjatë tërë natës në spitalin ushtarak që gjendet në territorin e fabrikës Azovstal në Mariupol, ku qëndrojnë edhe ushtarët ukrainas, rusët kanë hedhur bomba aq të mëdha saqë arritën të depërtojnë edhe në strukturën e trashë të betonit që shërbente si mburojë”, thuhet në përshkrimin e videos.