Ushtria ruse humb edhe një kolonel

10 prill 2022 | 03:30

Ushtria ruse po vazhdon të përballet me humbje në frontin e luftës me Ukrainës.

Sipas një deklarate lokale, të premten u bë varrimi i kolonelit, Aleksandër Bespalov, i cili u vra gjatë një ‘operacioni special ushtarak’.

Në të njëjtin njoftim theksohet se koloneli ka qenë komandant i Regjimentit të 59-të. Ndërkohë në foton e kolonelit të vdekur, shihet ai ka të varur në gjoks dy radhë medaljesh.

Vihet re se Ozersk është një qytet i mbyllur rus i koduar me emrin City 40. Në fakt, është qyteti ku lindi programi bërthamor sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

Disa ditë më parë, më 30 mars, autoritetet ukrainase njoftuan vdekjen e një koloneli tjetër.

Ishte Dennis Kurilo, komandanti i Brigadës së 200-të , i cili u vra gjatë një beteje në Kharkiv, raporton abcnews.al.

Në të njëjtën ditë u mbajt edhe varrimi i nënkolonelit Dmitry Dormidodov, i cili u vra më 20 mars pas një sulmi me raketa. 

Një tjetër viktimë ruse ishte nënkoloneli Igor Zakharov, i cili u varros në qytetin e Kirzakh. Zakharov u nderua pas vdekjes me Medaljen e Guximit nga presienti rus, Vladimir Putin. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 23 vjetorin e Betejës së Koshares, janë përkujtuar qindra…