Ushtria ruse humb të gjithë batalionin duke kaluar urën në Luhansk

12 maj 2022 | 22:54

Ushtria ruse pësoi humbje të mëdha si dhe shkatërrimin e dhjetëra tankeve pasi forcat ukrainase shkatërruan një urë në lumin Siversky Donets në rajonin e Luhanskut.

Udhëheqësi i rajonit të Luhanskut, Serhii Haidai, tha se ushtria ruse ndërtoi një urë mbi të cilën u përpoq të lëvizë pajisjet ushtarake dhe personelin, por se i gjithë batalioni u shkatërrua.

“Në Bilohorvik, një përpjekje e armikut për të ndërtuar një urë të fortë për të lejuar personelin dhe municionet të kalonin lumin ishte vetëm pjesërisht e suksesshme dhe më pas e shkatërruam atë. Të gjitha pajisjet u shkatërruan dhe pothuajse të gjithë ushtarët u vranë. Disa mund t’i shihnim duke lundruar drejt brigjeve në një përpjekje për të kaluar në anën që ata kontrollojnë”, tha Haidai.

Kujtojmë se departamenti Amerikan i Mbrojtjes raportoi se forcat ruse në Donbas po përparojnë ngadalë, ndërsa Shërbimi Informativ Ushtarak Britanik njoftoi se rusët po përpiqen të rikuperohen nga humbjet.

Ukraina i ka bërë thirrje më parë shtetit rus që të shkëmbejë trupat e vendosura në fabrikën e çelikut Azovstal me ushtarët e Rusisë të kapur rob.

Rreth 2,500 anëtarë të Regjimentit Azov, nga të cilët të paktën 700 u plagosën, janë ende në fabrikën e çelikut në Mariupol, ku bombardohen çdo ditë nga forcat ruse.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti shtetëror rus i energjisë Gazprom tha se do të…