
Ushtria ruse merr nën kontroll qytetin Kreminni në lindje të Ukrainës
26 prill 2022
| 08:22
Qyteti Kreminni në rajonin Luhansk ka rënë në duart e rusëve, ka njoftuar ministria britanike e Mbrojtjes në raportin e saj më të fundit sa i përket situatës në Ukrainës – duke mos dhënë detaje.
Raportimet e mëhershme kanë sugjeruar që forcat ruse do të kontrollojnë qytetin Kreminni, që i ka rreth 18 mijë banorë, transmeton Telegrafi.
Nga ministria e Mbrojtjes së Britanisë, kanë shtuar se janë zhvilluar luftime të ashpra në qytetin Izium në jug të vendit – derisa forcat ruse po tentojnë të avancojnë drejt qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja, thuhet ndër tjera në raport.
Ndërkaq ushtria ukrainase po bëhet gati për mbrojtjen e Zaporzhzhya – duke u përgatitur për sulme potenciale në jug.