Ushtria ruse përdor anti-tank për të shuar zjarrin në një pus nafte (Video)
Rusia tha të hënën se kishte shuar me sukses një zjarr në një pus nafte në Siberi pasi zyrtarë thirrën ushtrinë të gjuajnë predha artilerie anti-tank në pus nga një distancë në mënyrë që të shuanin flakët.
Pusi në rajonin Irkutsk mori flakë në 30 maj dhe autoritetet thirrën ushtrinë për të shuar zjarrin gjigant të premten.
Ushtarët përdorën armën kundërtank MT-12 Rapira, duke qëlluar nga 180 metra distancë nga pusi, tha Ministria e Mbrojtjes.
https://www.youtube.com/watch?v=9VnpIi49aS8&feature=emb_title
“Kjo metodë shërben për të mbyllur pusin dhe për të shuar flakët”, thuhej në një njoftim për mediat, të shpërndarë bashkë me planet nga operacioni.
Në pamjet jo të zakonta, ushtarët shihen të lëvizin armatimet e rënda, e më pas të shënjestrojnë pusin për ta goditur.
Zjarri ra në një fushë të re që përbënte vetëm një pjesë të vogël të prodhimit të përgjithshëm të Kompanisë së Naftës Irkutsk.